Në kuadër të projektit ‘Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Gjakovë’ u mbajt ekspozita e hapur për nder të 28 nëntorit bashkë me nxënësit e shkollës fillore ‘Fehmi Agani’.
Kjo ekspozitë u organizua në Kullën e Abdullah Pashë Drenit, një prej objekteve të Trashëgimisë Kulturore më të rëndësishme në Gjakovë.
Ky projekt përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.