Diskutim i hapur me deputetët e Kosovës

30 Qershor, e Premte
Ora: 13:00
Vendi: Shkolla e Mesme “ Prenk Jakova”
Me datën 30 Qershor  shënohet Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit. Organizata Activism Roots organizon një diskutim të hapur me deputetët nga Komuna e Gjakovës.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët por specifikisht për të rinjtë e Gjakovës që të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë me deputetët nga Gjakova.
Duke marrë pjesë në këtë diskutim publik, ju mund të shprehni pikëpamjet tuaja, të ndani shqetësimet dhe idetë e tuaja që deputetët mund t’i zgjidhin për komunën tonë.
 I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjakovës që të përfitojnë nga kjo ngjarje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për ndërtimin e një komuniteti më të mirë, më gjithëpërfshirës dhe të begatë për të gjithë.
Mezi presim të iu shohim të premten!
*Në këtë event janë të ftuar të gjithë deputetët e Gjakovës.
“Ky event mundësohet me bashkë-financim të Bashkimit Europian  dhe Suedisë dhe përkrahet në kuadër të programit të Granteve për Vullnetarizëm të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).”