Kush jemi ne?

 

Vizioni ynë

Një shoqëri demokratike ku të drejtat e njeriut respektohen plotësisht.

Çfarë është një shoqëri demokratike?
Ne e shohim një shoqëri demokratike si një shoqëri që vlerëson lirinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe parimin e pjesëmarrjes. Kjo do të thotë që shoqëria civile dhe qytetarët kanë mjetet dhe mekanizmat për të ndikuar në politikat dhe veprimet në të gjitha nivelet, për të mbrojtur këto vlera dhe të drejta.

Misioni ynë

Misioni ynë është të nxisim qeverisjen e përgjegjshme duke mobilizuar dhe fuqizuar njerëzit që të flasin dhe të veprojnë për çështjet që u interesojnë, si dhe duke lehtësuar pjesëmarrjen e tyre.

Rreth Activism Roots

Activism Roots u themelua në vitin 2021 me synimin për të inkurajuar dhe rritur aktivizmin qytetar në Kosovë. Organizata jonë u iniciua nga aktivistë qytetarë në Gjakovë, të cilët u rikthyen në qytetin e tyre për të mobilizuar ndryshime në një rajon ku angazhimi qytetar është i ulët dhe kryesisht i paadresuar.

Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin e njerëzve për fuqinë e tyre për të bërë ndryshime dhe të lehtësojmë rolin e tyre në krijimin e një shoqërie më të përgjegjshme, ku besimi ndërtohet përmes veprimit. Prandaj, kemi tre prioritete kryesore:

  1. Rritja e kapaciteteve të anëtarëve të komunitetit për të kuptuar si të identifikojnë, analizojnë, raportojnë dhe të ndërmarrin veprime mbi çështjet që i shqetësojnë përmes punëtorive dhe lehtësimit të pjesëmarrjes së tyre qytetare.
  2. Fuqizimi i të rinjve për t’u bërë agjentë të ndryshimit, duke u ofruar atyre aftësi, mjete, mbështetje dhe platforma për t’u bërë aktivistë.
  3. Kontributi në adresimin e çështjeve të të drejtave të njeriut në komunitetin tonë, duke forcuar llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve qeveritare.

Logoja e Activism Roots përfaqëson barazinë mes njerëzve të gjinive të ndryshme, por edhe përtej çdo kategorie tjetër shoqërore. Barazia gjinore dhe qasja ndërsektoriale janë pjesë thelbësore e organizatës sonë, duke promovuar respektin dhe duke inkurajuar pjesëmarrje dhe mundësi të barabarta.

 

Qasja jonë

Shumë komunitete, veçanërisht grupet e margjinalizuara, nuk kanë mjetet, njohuritë dhe mundësitë e nevojshme për t’u angazhuar në proceset demokratike, gjë që shpesh çon në përjashtim, përfaqësim të dobët dhe struktura të dobësuara demokratike. Pa fuqizim, këto grupe nuk janë në gjendje të avokojnë për të drejtat e tyre dhe të marrin pjesë në qeverisje. Në të njëjtën kohë, strukturat dhe aktorët ekzistues institucionalë shpesh mungojnë në mekanizma llogaridhënieje dhe nuk ofrojnë mundësi domethënëse për pjesëmarrje nga grupe të ndryshme.

Misioni ynë është të nxisim qeverisjen e përgjegjshme duke mobilizuar dhe fuqizuar njerëzit që të flasin dhe të veprojnë për çështjet që u interesojnë, si dhe duke lehtësuar pjesëmarrjen e tyre. Këtë e bëjmë përmes një qasjeje të trefishtë:

1. Pajisja me njohuri dhe mjete të duhura

Activism Roots pajis aktivistët me njohuri dhe mjete të nevojshme, me synimin që pjesëmarrësit të:

  • Fitojnë një kuptim më të thellë të parimeve demokratike, qeverisjes dhe të drejtave të tyre, si dhe të kuptojnë pse është e rëndësishme të veprojnë;
  • Kenë akses në mjete për të identifikuar probleme, për t’i analizuar dhe për të ndërmarrë veprime.

2. Mobilizimi për veprim në komunitet

Ne i mobilizojmë aktivistët tanë që të bëhen më aktivë në komunitet dhe të ndërmarrin veprime domethënëse, me synimin që aktivistët e trajnuar të:

  • Fillojnë të organizojnë iniciativa në komunitetet e tyre rreth çështjeve kryesore demokratike;
  • Rrisin pjesëmarrjen e tyre në qeverisjen lokale, duke marrë pjesë në takime publike, zgjedhje ose konsultime publike.

3. Mbështetje dhe aktivizëm i drejtpërdrejtë

Gjatë gjithë këtij procesi të të mësuarit dhe mobilizimit, ne i mbështesim aktivistët duke ofruar burime, mbështetje logjistike, ndihmë për zgjerimin e rrjetit të tyre dhe çdo mbështetje tjetër sipas nevojës.

Për më tepër, Activism Roots vetë organizon fushata ndërgjegjësimi, monitoron dhe dokumenton punën e institucioneve lokale dhe angazhohet në forma të tjera të aktivizmit. Ne sigurohemi të japim shembull, duke treguar ndikimin dhe rëndësinë e të qenit aktiv në komunitet.

Ne punojmë aktivisht për të zbutur rreziqet dhe sfidat, si barrierat e pjesëmarrjes, frika, mungesa e kohës dhe vështirësitë ekonomike. Gjithashtu, angazhohemi për të krijuar më shumë hapësirë politike për aktivizëm dhe avokim, duke u siguruar që aktivistët të mos përballen me pasoja negative për angazhimin e tyre.

A mund të antarësohem?

Patjetër që mund të antarësoheni.

Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.


Kontakto