Activism Roots përfaqëson shoqërinë civile në KKSB

Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi i radhës i Këshillit për Siguri në Bashkësi i komunës së Gjakovë. Në takim raportoi Majori i Policisë Rajonale të Gjakovës z. Milazim Lumi për 6 mujorin e parë të vitit 2022 dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit Znj.Eranda Kumnova Baçi për përfundimin e vitit shkollor 2021-2022.
Në këtë këshill shoqëria civile përfaqësohet nga Ideal Zhaveli, drejtor ekzekutiv i Activism Roots. Për ne si organizatë është e rëndësishme siguria dhe stabiliteti në komunitet, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë fushë me të gjitha kapacitetet tona.