Anëtarja jonë Erza Kadrija morri pjesë në Samitin e Demokracisë në Europën Juglindore. Samiti kishte për qëllim diskutimin rreth situatës së luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në sigurinë e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të ndikimit rus në këtë rajon. Në këtë samit u kërkua anëtarësimi sa më shpejtë i 6 shteteve të Ballkanit në BE dhe luftimi i ndikimit rus në rajon.
Problemi tjetër që u paraqit ishte ai ekonomik, me theks të veçantë në migrimin e të rinjëve jashtë vendit. Ky problem bashkoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasiqë po vuajnë secili shtet nga e njëjta sfidë.
Në këtë samit ishin pjesë figura të rëndësishme të shteteve të rajonit por edhe përfaqësues të shoqërisë civile në fushën e rinisë. Ky Samit u organizua nga IRI në Budva të Malit të Zi.