Activism Roots takohet me drejtorët komunal të Rahovecit

Përfaqësuesit e organizatës ACTIVISM ROOTS u takuan me drejtorin e Arsimit z.Avni Morina dhe drejtorin e Kultures, Rinisë dhe Sportit në Rahovec z.Afrim Dina, ku iu prezantua projekti Bridge 2 që do ta zhvillojmë edhe në komunën e Rahovecit.

Në këtë takim u diskutua rëndësia e këtij projekti që do i ofrohet të rinjëve të Rahovecit me module që ofron. Drejtorët komunal u treguan te gatshëm për zhvillimin e këtij projekti në komunën e tyre.

Jemi shumë të lumtur që ky projekt po zgjerohet në rajonin e Gjakovës, pasi që interesimi i të rinjëve për pjesëmarrje është shumë i madh.

Projekti BRIDGE 2 mbështetet nga Ambasada Amerikane dhe zbatohet nga A.U.K – Training and Development Institute dhe ACTIVISM ROOTS.