AKSION PROTESTUES NË ASAMBLENË KOMUNALE NË GJAKOVË

Sot bashkë me aktivistët tanë organizuam aksion protestues në fillim të Asamblesë Komunale, ku përmes këtij aksioni kemi qëllim të rrisim vetëdijesimin sa më shumë se sa e rëndësishme është që të kemi një Qendër Rinore në Gjakovë.

Tash e sa vite ne avokojmë që të kemi një qendër rinore në Gjakovë, ku është komuna e vetme nga komunat e mëdha që nuk ka një qendër rinore funksionale. Aksioni u realizua përmes posterave dhe fletushkave të cilat aktivistat i shpërndanë në të gjithë hapësirën e asamblesë komunale dhe iu dhuruam secilit asambleist, kryetarit të komunës dhe të gjithë akterëve prezent. Këto fletushka përmbanin tekste të shkurta se çka është Qendra Rinore dhe si ndikon ajo në shoqërinë tonë. Ky aksion u përkrah nga shumë pjesëmarrës që ishin të pranishëm dhe shpresojmë që kjo iniciativë të ndikoj në seriozitetin e institucioneve për të ndërtuar një qendër rinore.

Qendra Rinore është dhe do të vazhdojë të jetë një nga synimet tona kryesore që të realizohet, dhe me përkrahjen e akterëve të rëndësishëm do të arrijmë që edhe Gjakova të ketë këtë vend gjithëpërfshirës për të rinjtë tanë.

Fuqizojmë rininë, ndërtojmë të ardhmen!