Shpërndarja e mesazheve në shkolla të mesme

Pas rastit të fundit që ndodhi në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Faik Konica’ në Prishtinë, së bashku me aktivist e nxënës ndërmorrëm një aksion për shpërndarjen e disa mesazheve në shkollat e komunës së Gjakovës dhe para drejtorisë së arsimit. Raste të tilla jo vetëm që nuk duhet të ndodhin por duhen parandaluar nga mekanizmat që ka në dispozicion Republika e Kosovës.

Çdo njeri duhet të ngrit zërin ndaj rasteve të dhunës e abuzimit. Nuk duhet të rrijmë durakryq ndaj ndodhive të tilla.

Ky aktivitet u organizua nga Activism Roots në bashkëpunim me Këshillin e nxënësve të Gjakovës.