Çdo vit, 9 dhjetori shënohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, pasi u vendos në vitin 2005 nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Activism Roots iu bashkua aktivitetit për rritjen ndërgjegjësimit ndaj korrupsionit që u mbajt në komunat e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës nga EC Ma Ndryshe. Aktivistët tanë shpërndanë kartolina si shenjë simbolike kundër korrupsionit.
Përmes këtij aktiviteti, synohet të improvizohet një situatë e atillë se si qytetarët do të mund të përballeshin në përditshmërinë e tyre me një aferë korruptive përmes dhënies apo marrjes së të mirave materiale për përfitime personale në mënyra të kundërligjshme. Në kartolina gjinden edhe informatat e sakta që u mundësojnë qytetarëve të referohen se ku duhet të adresohen dhe të raportojnë për këtë fenomen.
Kjo dukuri duhet luftuar çdo ditë e më shumë duke u munduar që t’i pakësojmë rastet e tilla dhe ftojmë qytetarët që t’i raportojnë ato raste si mënyra më e mirë e të qenit qytetarë aktiv për të mirën e përgjithshme. Poashtu ftojmë institucionet përgjegjëse që t’i kryejnë detyrat e tyre për luftën ndaj korrupsionit.
Disa foto më shumë gjatë aktivitetit: