Aktivizimi për parandalimin e diskriminimit përmes artit

Projekti ynë synon të adresojë disa sfida kyçe në Gjakovë dhe Klinë, me fokus në komunitetet jo-shumicë në zona rurale ku diskriminimi ndaj tyre vazhdon qysh nga klasa e parë. Problematika kryesore që synojmë të trajtojmë është diskriminimi ndaj nxënësve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shkollat fillore në Gjakovë dhe Klinë. Ne përmes projektit synojmë rritje ne fokusin në nivel lokal për parandalimin e diskriminimit qysh në fëmijëri e rini, duke marrë parasysh një numër të lartë të komuniteteve jo-shumicë Rom, Ashkali dhe Egjiptian që jetojnë në këto komuna.

 

Ne do të zbatojmë promovimin e diversitetit kulturor përmes artit dhe kulturës, duke synuar të krijojmë një mjedis më të përfshirë dhe tolerant për të gjithë, duke përmirësuar kështu kushtet për edukim dhe zhvillim të barabartë për të gjithë nxënësit. Projekti do të përfshijë aktivitete të ndryshme si diskutime në shkolla për parandalimin e përdorimit të termeve pezhorative dhe informimin e qartë të termit ‘Anti-gjipsizëm’ ku do të përfshihen nxënësit pa dallim dhe mësimdhënësit. Gjithashtu do të organizojmë aktivitete artistike, si dhe fushata të ndryshme në nivel lokal për të ndërgjegjësuar komunitetin për rëndësinë e respektimit të diversitetit kulturor dhe parandalimit të diskriminimit. Përmes promovimit të diversitetit synojmë të krijojmë një shoqëri pa dallim, më të barabartë dhe më të bashkuar me njëri tjetrin, duke punuar për parandalimin e diskriminimit në vazhdimësi edhe pas projektit.

Projekti “Aktivizimi për parandalimin e diskriminimit përmes artit” implementohet nga OJQ Activism Roots dhe OJQ Perspektiva, dhe përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Terre des hommes – Kosovo, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians dhe HEKS/EPER.
———

Our project aims to address key challenges in Gjakova and Klinë, focusing on non-majority communities in rural areas where discrimination persists from the first grade. The main issue we seek to tackle is the discrimination faced by Roma, Ashkali, and Egyptian students in primary schools in Gjakova and Klinë. Through this project, we aim to enhance local focus on preventing discrimination from childhood and youth, considering the high number of non-majority Roma, Ashkali, and Egyptian communities living in these municipalities.

We will promote cultural diversity through art and culture, aiming to create a more inclusive and tolerant environment for all, thereby improving conditions for equal education and development for all students. The project will include various activities such as school discussions to prevent the use of derogatory terms and clear information on the term ‘Anti-Gypsyism’, involving both students and teachers. Additionally, we will organize artistic activities and various local campaigns to raise community awareness about the importance of respecting cultural diversity and preventing discrimination. By promoting diversity, we aim to create a more equitable and unified society, working towards ongoing discrimination prevention even after the project’s conclusion.

The project “Activism for Preventing Discrimination through Art” is implemented by NGO Activism Roots and NGO Perspektiva, and is supported by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Terre des hommes – Kosovo, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, and HEKS/EPER.