Takimi me drejtoren e DKRS-së

Gjatë muajit Shtator dhe Tetor po zbatohet teknikë e re e monitorimit të projekteve siç është ‘Auditimi Social’. Në kuadër të këtij projekti, janë mbajtur disa takime me qytetarë të komunës së Gjakovës, nga mosha e fusha të ndryshme, për të marrë mendimet e tyre rreth projektit të përzgjedhur.

Projekti për të cilin po mbahen takimet është projekti i ‘Eshnores përkujtimore’, që po restaurohet. Grupi i qytetarëve kanë shprehur mendimet e tyre dhe tashmë rekomandimet tona për komunën e Gjakovës janë veçse të gatshme.

Në kuadër të takimeve për auditim social, kishim të ftuar edhe drejtoren për Kulturë Rini dhe Sport znj.Hyseni Maloku ku pranuam informacione më të detajuara rreth restaurimit të objektit të Eshnores e poashtu i paraqitëm rekomandimet tona rreth projektit.

Këto aktivitete po mbahen në kuadër të projektit ‘TË MËSOSH DUKE PRAKTIKUAR: Rritja e aktivizmit qytetar lokal duke transferuar njohuritë
te Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) lokale se si të implementohet auditimi social në
Kosovë’ financuar nga: USAID Kosovo Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (USAID
TEAM) dhe zbatuar nga Group for Legal and Political Studies. Activism Roots është përzgjedhur për ta zbatuar projektin në komunën e Gjakovës me bashkë-financim nga komuna.