A jeni një individ dinamik dhe i motivuar me pasion për të bërë një ndryshim në jetën e të rinjve dhe komunitetit? Activism Roots është shpall një thirrje të hapur për pozicionin e praktikantit për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Pozicioni: Praktikë
Vendndodhja: Gjakovë
Lloji: me kohë të pjesshme
Afati i Aplikimit: 17.10.2024.
Rreth nesh:
Activism Roots është një organizate e regjistruar zyrtarisht në mars të vitit 2021 dhe ka filluar funksionimin e saj në maj të vitit 2021. Organizata është themeluar me qëllimin primar promovimin dhe rritjen e aktivizmit qytetar tek të rinjtë në Kosovë. Lokalet e saj gjenden në Gjakovë. Themelimi i organizatës u drejtua nga aktivistë qytetarë nga Gjakova, të cilët kanë përvojë të gjerë mbi pesë vjeçare në sferën e shoqërisë civile.
Activism Roots përpiqet të prezantojë një qasje të re në funksionimin e komunës së Gjakovës dhe të kultivojë një mentalitet të ndryshëm të aktivizmit brenda komunitetit tonë. Për më tepër, synon t’u ofrojë të rinjve mundësi për të udhëhequr një organizatë joqeveritare që inkurajon dhe avokon për aktivizmin në komunitet. Përmes një sërë projektesh dhe iniciativash, Activism Roots synon të angazhojë rininë e rajonit të Gjakovës dhe rajoneve të tjera afër, në proceset vendimmarrëse dhe të kërkojë llogari nga institucionet shtetërore.
3 fushat kryesore ku organizata jonë do të fokusohet janë:
1. Aktivizëm Civil / Punë Vullnetare;
2. Të drejtat e njeriut me theks të veçantë në gjithëpërfshirjen;
3. Zhvillimi i të rinjve.
Përgjegjësitë:
Si Praktikant në Activism Roots, ju do të jeni përgjegjës për një sërë detyrash të ndryshme për të siguruar funksionimin e organizatës sonë. Përgjegjësitë tuaja kryesore do të përfshijnë:
Menaxhimi efikas i komunikimit me email dhe mbajtja e korrespondencës efektive me donatorët, partnerët dhe palët e interesuara.
Përpilimi dhe krijimi i raporteve për donatorët, duke treguar ndikimin e projekteve dhe iniciativave tona.
Ofrimi i mbështetjes administrative për të siguruar funksionimin efektiv të zyrës, duke përfshirë menaxhimin e planeve, depozitimin dhe organizimin e dokumenteve.
Demonstrimi i fleksibilitetit për t’u përshtatur me prioritetet dhe detyrat në zhvillim brenda organizatës.
Angazhimi aktiv në komunikim me të rinjtë pjesëmarrës dhe anëtarë të tjerë të stafit.
Duke luajtur një rol vendimtar në zbatimin e projektit duke kontribuar në mbështetje administrative për iniciativa të ndryshme.
Kualifikimet:
Ne jemi në kërkim të një individi që mishëron vlerat tona dhe i përkushtohet misionit tonë. Kandidati ideal duhet të ketë:
Aftësi në komunikimin me email dhe softuerin bazë të zyrës.
Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi për të bashkëvepruar me të rinjtë, stafin, donatorët dhe partnerët.
Aftësia për të kryer shumë detyra dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive në një mjedis me ritme të shpejta.
Një qasje fleksibël dhe e adaptueshme ndaj punës.
Si të aplikoni:
Nëse jeni të gatshëm për këtë mundësi dhe besoni se jeni i përshtatshëm për ekipin tonë, ju inkurajojmë të aplikoni. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivuese që thekson përvojën dhe aftësitë tuaja përkatëse dhe çdo dokument tjetër mbështetës në vacancies@activismroots.org deri më 17.10.2024.
Bashkohuni me ne për të krijuar një ndikim pozitiv në jetën e të rinjve dhe komunitetit! Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim.
Për pyetje ose më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni +38348124200 ose activismroots@gmail.com.
OJQ Activism Roots është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne inkurajojmë aplikime nga kandidatë të të gjitha formave dhe përvojave.