Debat me drejtoreshën e Arsimit dhe të rinjtë e Gjakovës

Sot u mbajt një debat lidhur me arsimin në komunën e Gjakovës mes të rinjve dhe drejtoreshës së arsimit znj Eranda Kumnova Baçi, në kuadër të projektit ‘Aktivizmi qytetar, vullnetarizmi, pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje dhe llogaridhënie’ nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Të rinjtë ishin shumë kërkues për mbajtjen e këtij debati që të njoftoheshin me drejtoreshën dhe ti ndanin përvojat e tyre në arsim me të. Drejtoresha pasi ndau përvojën dhe rrugëtimin e saj, u tregua shumë e hapur me të rinjtë me pytjet dhe brengat e tyre.

Ajo u shpreh që këto debate janë shumë të nevojshme që të punojmë bashkarisht për arsimin në Gjakovë.