Në përfundim të modulit të dytë të Programit për Aktivizëm, në modulin e Lidershipit, kemi ftuar në panel diskutues të KVRL si struktura më e lartë përfaqësuese rinore.
Të ftuar ishin Altin Hafizjaha i KVRL-Gjakovë dhe Donika Zogu KVRL-Drenas. Të ftuarit diskutuan me pjesëmarrësit e Programit për Aktivizëm rreth lidershipit në krye të KVRL-së, vullnetarizmit dhe përfaqësimin e të rinjëve në nivel lokal.
Ky trajnim është në kuadër të projektit ‘Programi për aktivizëm’ që implementohet nga ACTIVISM ROOTS, të mbështetur nga EJA Kosovë program i KCSF-së dhe financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) , Agjencia Suedeze për Zhvillim.