Diskutim për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në gjimnazin “Hajdar Dushi”

Sot u mbajt diskutimi i fundit me mësimdhënës në kuadër të projektit ‘Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në shkolla të mesme”.
Mësimdhënësit e Gjimnazit “Hajdar Dushi” dhanë shumë kontribut rreth temës së lartëcekur.
U diskutua për impaktin e shkollave tek të rinjtë në lidhje me ekstremizmin si dhe mënyrat se si mund të parandalohet ai. Të gjithë u pajtuan se bashkëpunimi më i madh ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve do të jetë një ndër masat më efikase ndaj parandalimit të këtij problemi.
Si të gjithë shkollat paraprakisht, gjimnazi pranoi që ky diskutim për të mirën e nxënësve të mbahet pavarësisht grevës që po vazhdon edhe këtë javë. Këto aktivitete po mbahen në kuadër të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në shkollat e mesme”, i implementuar nga ACTVISIM ROOTS dhe financuar nga OSBE.