Diskutimi me mësimdhënësit e shkollës së mesme “Hysni Zajmi”

Vazhdojnë diskutimet me mësimdhënës në kuadër të projektit ‘Parandalimi i ekstremizmit në shkolla të mesme’.

Dje u mbajt diskutimi me mësimdhënësit e shkollës së mjeksisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë për ekstremizmin e dhunshëm. Shumica e mësimdhënësve u pajtuan qe ekziston ekstremizmi i dhunshëm në shkolla dhe që ballafaqohen me të çdo ditë.

Falenderojmë mësimdhënësit dhe stafin e shkollës që pranuan që t’a mbajmë këtë diskutim edhe në kohë greve për të mirën e nxënësve.

Ky projekt financohet nga OSBE.