Të dielën shënuam ditën e Europës me festivalin MyFest. Organizata jonë organizoj aktivitetin “Çka i themi ne Europës”
Qytetarët na treguan përvojat e tyre dhe pakënaqësinë me mosliberalizimin e vizave, i cili është problemi i madh me të cilin përballen rinia e Kosovës. Ky aktivitet kishte për qëllim dërgimin e mesazheve tek ambasadat e BE-së.
Lëvizja e lirë është një ndër vlerat që proklamojnë vendet e Bashkimit Europian por që e njëjta nuk vlen për Republikën e Kosovës dhe kësaj bllokade duhet t’i vijë fundi sa më shpejtë.