Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit shënohet me diskutimin e hapur mes deputetëve të Gjakovës me qytetarët e Gjakovës. Znj. Mimoza Kusari Lila, Z. Ardian Gola dhe Z. Hajdar Beqa morën pjesë në diskutimin e hapur me qytetarët e Gjakovës. Zhvillimi i aktivizmit qytetar dhe ngritja e transparencës ishte qëllim nga ky organizim dhe shpresojmë që këto diskutime të tilla të hapura, të vazhdojnë të organizohen edhe në muajt në vijim.
Gjatë këtij diskutimi, qytetarët shprehën mendimin e tyre për punën e deputetëve dhe drejtuan pyetje e shqetsime për nivelin lokal e qendror, kurse deputetët u përgjigjen seciles prej tyre. Ky diskutim ishte i organizuar i hapur për të gjithe qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Për këtë diskutim ishin të ftuar të gjithë deputetët nga Gjakova.
“Ky aktivitet u mundësua me bashkë-financim të Bashkimit Europian dhe Suedisë dhe përkrahet në kuadër të programit të Granteve për Vullnetarizëm të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).”