Sot shënohet dita ndërkombëtare e drejtave të njeriut.
Edhe në Gjakovë u shënua me aktivitete brenda ditës. Para Pallatit të Kulturës qytetarët kishin mundësi që të merrnin informacionet bazike rreth të drejtave të njeriut dhe rreth institucioneve përgjegjëse për denoncimin e paraqitjen e shkeljeve të drejtave të tyre. Gjithashtu qytetarët kishin mundësi që të shkruanin ankesat e tyre për t’i drejtuar tek institucionet përgjegjëse që u ndihmuan nga aktivistët tanë. Gjatë aktivitetit qytetarët kishin mundësi të ndaleshin në 4 tavolinat tona dhe tek muri:
Tavolina e parë mbishkrimi EDREJTA JEM këtu qytetaret kishin mundësi me shpreh shqetësimet qe kane ndaj shkeljes se te drejtave te tyre ne komunat respektive dhe me pas ti vendosin te njejtat shqetesime ne murin e denoncimeve.
Tavolina e dytë: mbishkrimi UNË ZËRI JUAJ, qytetarët këtu kishin mundësi të marrin informata për të drejtat tyre, ketu do te promovohet platforma E drejta jem si dhe ne tavoline do te kete nga nje shabllon te ndonje ankese qe ata/ato mund ta drejtojne neper institucione perkatese varesisht nga ankesat/shqetesimet e tyre.
Tavolina e tretë mbishkrimi: GJYKATA këtu qytetarët kishin mundësi të marrin kontaktet e gjykatës dhe disa fletushka me përshkrimin e rolit të gjykatës dhe afatet kohore qe gjykata obligohet me ju kthye përgjigje palëve .
Tavolina e katërt me mbishkrimin DUA DREJTËSI, këtu qytetarët kishin mundësi të marrin informata kur atyre nuk ju kthehen lëndët me kohë apo kur qytetarët janë të neglizhuar nga Gjykata apo të drejtat e ankimi mit për vendimet e gjykatës. Ketu qytetaret marrën informata edhe per Keshillin Gjyqesore dhe Prokurorial dhe Inspektoriatin Policor te Kosoves si organe mbikqyrse.
Krahas tavolinave gjindej edhe nje muri me dimensione rreth 2×2 i cili quhej muri i denoncimeve dhe ne kete mur shkruan ankesat e qytetareve te cilat ata/ato dëshirojnë t’i paraqesin. Me pas te gjithe qytetaret inkurajohen qe ato ankesa ti adresojne edhe ne platformen www.edrejtajem.org
Përpos ankesave dhe informacioneve në letër, gjatë aktivitetit qytetarët shënuan në mënyrë anonime ankesat që dëshirojnë t’i drejtojnë gjykatës në Gjakovë rreth shkeljeve të drejtave të njeriut. Në shenjë proteste ky ‘Mur denoncues’ u dërgua para objektit të gjykatës në Gjakovë nga aktivistët tanë. ‘Muri denoncues’ u dërgua në formë dhurate për festat e fundvitit, por në vend të dëshirave, në mur ishin të paraqitura ankesat për shkeljen e drejtave të njeriut nga institucionet në Kosovë dhe poashtu për shkeljen e procedurave ndër vite nga ana e gjykatës.
Ne ftojmë institucionet përgjegjëse që të jenë më aktive dhe precize në zbulimin e rasteve dhe t’i shqyrtojnë ato siç ligji kërkon, pa paragjykime e padrejtësi. Ne si aktivist do të vazhdojmë të kërkojmë të zbatohet ligjet dhe të ndalen urgjentisht shkeljet procedurale nga institucionet dhe të vendoset drejtësia për secilin rast.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të javës së të drejtave të njeriut që u organziuar në bashkëpunim me YIHR dhe u mbështet nga departmenti i shtetit amerikan – INL.