12 Gushti Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet në Gjakovë përmes eventit tashmë të rregullt në vendin tonë “Promovimi i talentëve të rinj në muzikë dhe art”. Përmes këtij eventi ne synojmë t’i promovojmë artistët të rinj, të iu mundësohet hapësirë ku mund të shfaqin talentin e tyre. Gjithashtu krijimin e rrjetizimit mes të rinjëve ku mund të ndajnë përvojat e tyre në fusha të ndryshme, përmes aktiviteteve të cilat zhvillohen gjatë natës.
Në eventin ‘Nata e rinisë’, prezent ishin zv. Ministrja e Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sportit Daolina Osmani, zv. Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna, kryetari i komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport z.Adrian Gola, këshilltari politik z.Onur Canhas, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë Znj. Adea Roka, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjakovës znj. Arbënesha Kuqi, deputetë, asambleistë, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë të komunës së Gjakovës nga moshat më të ndryshme dhe më të rëndësishmit e kësaj nate rinia e Gjakovës.
Një falenderim i veçantë ju takon vullnetarëve të cilët ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij eventi, poashtu artistët e rinj të cilët e gjallëruan skenën me energjinë e tyre. Falenderojmë vajzat e grupit të vallëzimit ‘I Dance’ të cilat hapën natën e mbrëmshme.
Ky event u organizua nga Activism Roots në bashkëpunim me KVRL-në dhe Parkun Kulturor ‘Ali Podrimja’, kurse u mbështet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
photo copyrights Arianit Lleshi dhe Dion Hajdarhoxha