E shtunë atraktive në programin për aktivizëm

Gjatë javës së kaluar në programin për aktivizëm temë ishte mendimi kritik. Të rinjtë u shfaqën shumë të interesuar që ti dëgjonin pjesëmarrësit e tjerë se si e përkufizojnë ata mendimin kritik.

Kishte diskutime të shumta mes tyre të cilat kontribuan në zbatimin e mendimit kritik gjatë debatit. Pjesëmarrësit e programit për aktivizëm u ndanë në grupe dhe krijuan debat për mendimin kritik dhe na befasuan me njohuritë e tyre.

Gjatë të shtuneve puna dhe vullneti për të mësuar gjëra të reja nuk mungon asnjëherë.