Edicioni i dytë i “Programit për aktivizëm” ka filluar

Gjatë ditës së sotme po mbahet sesioni i dytë i “Programit për aktivizëm” ku pjesëmarrësit po informohen se si mund ta zhvillojnë mendimin kritik dhe cilët janë faktorët që e rrisin mendimin kritik.

Përmes aktiviteteve brenda programit pjesëmarrësit po ndihen më mirë me njëri tjetrin dhe energjia është shumë pozitive.

Ky trajnim është në kuadër të projektit ‘Programi për aktivizëm’ që implementohet nga ACTIVISM ROOTS, të mbështetur nga EJA Kosovë program i KCSF-së dhe financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim.