Edicioni i dytë i Programit për Aktivizëm po vazhdon

Gjatë sesionit të kaluar filluam me modulin e dytë të Programit për Aktivizëm ku temë ishte lidershipi.
Të rinjtë patën mundësinë të diskutonin se cili lloj i liderit mendojnë që janë, dhe çka e bënë një lider të mirë dhe të keq.
Ky trajnim është në kuadër të projektit ‘Programi për aktivizëm’ që implementohet nga ACTIVISM ROOTS, të mbështetur nga EJA Kosovë program i KCSF-së dhe financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim.