Programi për aktivizëm

Organizata Activism Roots fillon edicionin e parë të ‘Programit për aktivizëm’. Ky program në vitin 2022 fillon edicionin e parë dhe mbahet në kuadër të programit tonë si organizatë dhe mundësohet nga ana jonë për aktivistët tanë të komunës së Gjakovës, por me synim që edicionin e radhës të zgjerohet për komunat tjera të Kosovës.

Programi jonë është për aktivistët qytetar të moshës 15 deri në 24 vjeç, apo për të rinjtë që janë të interesuar të jenë qytetar aktiv. Në këtë program do të mësoni rreth qytetarisë aktive, lidershipit dhe mendimit kritik, bazuar në një kurrikulë nga organizata jonë. Në këtë programit ti si i ri eja dhe mëso se si të bëhesh zë aktiv në komunitetin tënd, lagjen tënde, shkollën tënde, klasën tënde, familjen tënde etj. Nga teoria rreth aktivizmit e deri tek praktika. Pra gjatë këtij programi përveç teorisë, ne së bashku do të kemi aktivitete që kanë të bëjnë me të qenurit qytetar aktiv, poashtu duke ndarë edhe storje suksesi nga figura të ndryshme nga komuna jonë.

Programi për aktivizëm është programi kryesor që organizata jonë do të ofroj për aktivistët e rinj. Ky program do të përmbledhet në 12 ligjerata nga muaji Shkurt deri në fund të muajit Maj dhe bazohet në kurrikulën e krijuar nga profesionistët e fushave, specifikisht për këtë program. Gjithashtu përmban mbi 5 aktivitete të përbashkëta gjatë programit dhe 5 storje tjera të suksesit që do të ndahen me pjesëmarrësit. Gjithsejt 22 ditë të angazhuar së paku me ne dhe pastaj presim që të pjesëmarrësit të kenë një jetë aktive.

 

____________________________________________________________________________

The organization Activism Roots starts the first edition of the ‘Program for activism’. This program starts its first edition in 2022 and is held within our program as an organization and is the municipality of Gjakova, but with the aim that the next edition will be expanded to other municipality of Kosovo.

Our program is for civic activists aged 15 to 24, or young people who are interested in being an active citizen. In this program you will learn about active citizenship, leadership and critical thinking, based on a curriculum from our organization. Come to this program as a young person and learn how to become an active voice in your community, your neighborhood, your school, your class, your family, etc. From theory about activism to practice. So during this program, in addition to theory about activities related to being an active citizen, also sharing success stories from different figures from our municipality.

The program for activism is the main program that our organization will offer for young activists. This program will be summarized in the 12 lectures from February to the end of May and is based on the curriculum created by professionals in the fields, specifically for this program. It also contains 5 other success stories that will be shared with the participants. a total of 22 days engaged with us at least and then we expect the participants to have an active life.