Javën e kaluar kemi filluar edicionin e parë të ‘Programit për Aktivizëm’. Ky program ka për qëllim që të rinjtë përmes edukimit jo formal të trajnohen dhe aftësohen për qytetari aktive.
Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi i dytë i ‘Programit për Aktivizëm’ ku diskutuam për angazhimin qytetar në komunitet. Së bashku me pjesëmarrësit diskutuam për përvojat tona si qytetar aktiv dhe mundësitë për tu aktivizuar më shumë për komunitetin.
Energjia e mirë që të rinjtë ndajnë me ne gjatë secilit takim është e mrekullueshme dhe shumë shpresëdhënëse për një rini më aktive në Republikën e Kosovës.