Më 30 gusht 2022, RIT KOSOVO (A.U.K) organizoi takimin e parë Bridge 2 Kick off.
Ekipi i RIT (A.U.K) me të gjithë partnerët e Bridge dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane patën rastin të takohen të gjithë së bashku dhe të diskutojnë rreth zbatimit të BRIDGE 2. Activism Roots është në partneritet me RIT Kosovo (A.U.K) në projektin 2 vjeçar të BRIDGE 2.
BRIDGE 2 do të jetë prezente në rajonet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës.
Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë 30-40 të rinj në secilën prej shtatë vendeve të programit në rajonet e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt përmes ofrimit të një përzierjeje strategjike prej dhjetë (10) moduleve trajnuese interaktive të dizajnuara për të stimuluar komunikimin ndëretnik. dhe bashkëpunimi mes të rinjve kosovarë.
Për më shumë: