Sot u takuam me grupin e të rinjëve aktivist nga Gjakova për të vazhduar tutje me hapat e Gjallnohu. Edhe kësaj here, ne si grup nuk patëm hapësirën adekuate për të shprehur idetë dhe bashkëpunimin tonë. Mungesa e Qendrës Rinore ka një ndikim të dukshëm në qytetin e Gjakovës, ku jemi të detyruar të mblidhemi në hapësira të vogla dhe të papërshtatshme për punë, të cilat shpesh herë pengojnë potencialet e rinisë.
Një Qendër Rinore do të krijonte një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të rinjtë, ku ata mund të mblidhen, të ndajnë ide dhe të zhvillojnë projekte të ndryshme. Kjo qendër do të ishte një vend i shkëlqyer për aktivitete edukative, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e të rinjve në punë vullnetare.
Today we met with the group of young activists from Gjakova to continue the steps of Gjallnohu. Once again, we, as a group, lacked adequate space to express our ideas and collaboration. The absence of a Youth Center has a noticeable impact on the city of Gjakova, forcing us to gather in small and unsuitable spaces for our work, often hindering the potential of youth.
A Youth Center would create a safe and supportive environment for young people to gather, share ideas, and develop various projects. It would be an excellent venue for educational activities, encouraging youth participation and engagement in volunteer work.