Organizata Activism Roots po ndjek me vëmendje tash e sa ditë rastin e largimit të gurit të vendosur për Nanën Pashkë. Raste të tilla janë të rralla në shoqërinë tonë dhe kjo po sjell ngritje të tensioneve mes familjeve dhe qytetarëve.
Ne dënojmë rastin e hedhjes se gurit në pjesën e mbeturinave, gjë që është një ofendim për gjithë familjarët e viktimave të luftës, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës. Ftojmë organet kompetente që të mirren direkt me rastin dhe sa më shpejt të vendoset një hapësirë e cila do ndahet veçmas për vendosjen e monumentit të Nanës Pashkë.
Gjithashtu ftojmë qytetarët e Kosovës dhe mediat që të mos krijojnë situata të pakëndshme, duke krijuar përçarje fetare dhe duke përdhosur monumentet që i dedikohen viktimave të luftës në Kosovë. Mungesa e informacionit të saktë shkakton ndasi e cila mund të kushtoj shumë për bashkëjetesën e qytetarëve në Kosovë.
Organizata ACTIVISM ROOTS
28 Korrik, Gjakovë.