Ligjeratë me të rinjtë e shkollës së mesme “Hysni Zajmi” Gjakovë

‎Gjatë ditës së djeshme ‎YIHR në bashkëpunim me organizatën Activism Roots mbajtën ligjeratë në kuadër të projektit ‘Te rinjtë për drejtësi’. Këto ligjërata kanë për qëllim informimin dhe fuqizimin e të rinjëve për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë.
Në këtë ligjeratë morrën pjesë nxënesit e shkollës së mesme të mjeksisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, me të cilët diskutuam për sistemin e drejtësisë dhe të drejtat që i kanë si qytetar të Republikës së Kosovës dhe si të rinj. Te rinjtë kanë shumë pak informacione për sistemin e drejtësisë prandaj këto ligjerata janë të nevojshme për ta.
Ky projekt përkrahet nga Departmenti i shtetit Amerikan – INL