Ligjeratë në shkollën ekonomike “Kadri Kusari”

Gjatë javës së kaluar YIHR në bashkëpunim me Activism Roots organizuan ligjëratën e fundit në Gjakovë tek shkolla e mesme “Kadri Kusari”, në kuadër të projektit ‘Të rinjtë për drejtësi.

Nxënësit u njoftuan më shumë rreth të drejtave të njeriut dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kjo ligjeratë ishte më e veçantë pasi që nxënësit ishin të drejtimit juridik.

Ky projekt përkrahet nga Departmenti i shtetit Amerikan – INL.