Ligjeratë për muzikën dhe trashëgiminë kulturore në shkollën “Zekeria Rexha”

Të martën, nxënësit e shkollës fillore ‘Zekeria Rexha’ patën mundësi të dëgjojnë për muzikën si dhe monumentet e trashëgimisë kulturore që tregojnë historinë e vendit tonë. Edhe pse të ri në moshë duket se ishin mjaft kurioz të dëgjonin rreth tyre.

Kjo mbahet në kuadër të iniciativave të të rinjëve për trashëgimi kulturore. Kjo ka ardhur pas diskutimeve mes të rinjëve që rezultuan se shumë prej tyre nuk kanë informacione të duhura për kulturën e vendit tonë dhe organizata jonë do të organizoj disa sesione rreth kësaj teme gjatë ditëve në vijim.