Gjatë ditës së sotme u mbajt diskutim në dy grupe të aktivistëve, se çka është auditimi social dhe se në çfarë procesi ka kaluar deri më tani në Komunën e Gjakovës. Aktivistët shprehen mendimet e tyre në lidhje me auditimin social por edhe për ‘Eshnoren përkujtimore’ si projekti që është zgjedhur për të vënë në praktikë auditimin social.
Këto aktivitete po mbahen në kuadër të projektit ‘TË MËSOSH DUKE PRAKTIKUAR: Rritja e aktivizmit qytetar lokal duke transferuar njohuritë
te Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) lokale se si të implementohet auditimi social në
Kosovë’ financuar nga: USAID Kosovo Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (USAID
TEAM) dhe zbatuar nga Group for Legal and Political Studies. Activism Roots është përzgjedhur për ta zbatuar projektin në komunën e Gjakovës me bashkë-financim nga komuna.