Në datat 23 dhe 24 Mars u organizua panairi i shkollave profesionale i cili u mbajt në pallatin e kulturës, ku të ftuar ishin edhe organizata jonë.
Interesimi i të ftuarve dhe nxënësve për organizatën dhe për fushëveprimin tonë ishte shumë i madh, gjë e cila e rrit vullnetin tonë për vazhdimësinë e aktiviteteve tona me të rinjtë.
Ky event u organizua në kuadër të projektit “Up to Youth” që financohet nga USAID. Bashkëpunimi jonë me këtë projekt dhe me USAID, do të vazhdoj edhe më tutje.