Gjatë ditës së sotme, disa postera me kërkesa drejtuar Komunës së Gjakovës janë vendosur në qytet. Këto kanë për qëllim ngritjen e diskutimit rreth mbështetjes së të rinjëve nga Komuna e Gjakovës.
Gjatë kësaj jave do të mbahet edhe një tryezë diskutimi i cili do ketë për qëllim që institucioni i komunës të tregoj ku qëndrojmë me zbatimin e premtimeve që ata kanë për këtë mandat.
Ky aktivitet u mbajt në bashkëpunim me KYC, në kuadër të projektit EYE ON i mbështetur nga Embassy of Canada to Croatia and Kosovo (CFLI).