Mungesa e qendrës rinore në Gjakovë

Tash e sa vite kemi mungesë të qendrës rinore në Gjakovë. Kjo mungesë vjen nga neglizhenca e qeverive lokale të cilat nuk arritën që të ndërtojnë apo adaptojnë një objekt të qendrës rinore. Rina ka më shumë se 10 vite pa një shtëpi.
Të rinjtë e projektit Up To Youth të Usaid Kosovo, me iniciativën e tyre ‘Dikur ia sheh hajrin’, organizuan aktivitet tek objekti i komunës së Gjakovës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të ngrihet vetëdija se në Gjakovë duhet sa më shpejtë të ndërtohet një qendër rinore publike.
Activism Roots së bashku me anëtarët pëkrahëm inicativën dhe do të vazhdojmë të jemi krah të rinjëve për të gjitha kërkesat e tyre.