Edicioni i VI-të Mural Fest 12-20 Qershor, Ferizaj dhe Gjakovë
Këtë vit MuralFest Kosovo po zgjerohet edhe në Gjakovë. Ne kemi kënaqësinë që të jemi pjesë e këtij organizimi të veçantë të festivalit më të madh të muraleve në Kosovë. Zhvillimi dhe përkrahja e artit në Kosovë është pjesë e planeve tona në të ardhmen.
Tematika e zgjedhur për këtë vit nga Mural Fest është:
Shtëpia ime…Vendi, ku gëzimi i kthimit mposht frikën e ikjes.
Edicioni i 6-të do t’i kushtohet sfidave që i kanë përcjellur qytetarët e Kosovës që nga eksodi ’99, rikthimin e tyre në Kosovë si dhe vështirësitë që kanë patur në rindërtimin e shtetit. Bëhet ndërlidhja mes të kaluarës, të ardhmes dhe kontribuimit të të rinjve në zhvillimin e shtetit, duke theksuar rëndësinë e historisë dhe rrugëtimin që Kosova ka patur si përcaktor i të ardhmes së tyre.
Për herë të parë MuralFest Kosovo zhvillohet edhe në Gjakovë. Dy murale fantastike po punohen në qytetin e Gjakovës nga 2 artistë ndërkombëtarë.
Së bashku me 2 artistë po punojnë edhe vullnetarë tanë, duke fituar një përvojë të bukur. Rrjetizimi dhe bashkëpunimi po iu mundësojnë që në të ardhmen e afërt të jenë vetë ata artistë vendor që do të punojnë për t’i dhënë ngjyrë Gjakovës, për t’i dhënë ngjyrë Kosovës. Të gjithë jeni të mirëpritur për të ndjekur për së afërmi punën e artistëve.
Falenderojmë Kuvendi Komunal – Gjakovë për përkrahjen dhe bashkëpunëtorët Hotel Çarshia e Jupave, RÉVE Bistro Bar dhe Fast Food Time-Out.