Aktivizmi rinor në komunitet ka nevojë të reformohet, në kuptimin e bartjes së njohurive nga një grup të rinjsh tek një grup tjetër, duke siguruar vazhdimësinë e aktivizmit përmes rrjetizimit të tyre, duke i përfshirë edhe mekanizmat rinor, këshillat e nxënësve dhe anëtarët e shoqërisë civile në Gjakovë.
Përmes ngritjes së kapaciteteve dhe zbatimit të iniciativave të rinjtë do të rrisin aktivizimin e tyre për shoqërinë dhe do mundësohet zhvillimin i aktivizimit qytetar në vend. Përvec funksionimit të mirëfilltë të Këshillave, ata do të kenë mundësinë edhe të diskutojnë hapur me drejtorët komunal (DKA dhe DKRS) për shqetësimet por edhe propozimet e tyre.
1. Ngritja profesionale e nxënësve që lidhet direkt me angazhimin qytetar;
2. Zbatimi i iniciativave lokale që lidhen direkt me idetë e tyre për aktivizëm;
3. Mundësia për diskutim me drejtues institucionesh që janë përgjegjës për shkollat.
Ky projekt mbështetet nga Programi për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).