Sot, së bashku me aktivistët e Activism Roots, morëm pjesë në Dëgjimin Buxhetor të Komunës së Gjakovës. Ky hap është vazhdimi i përpjekjeve tona për krijimin e një Qendre Rinore në qytetin tonë.
Gjatë dëgjimeve buxhetore kryetari z.Ardian Gjini u deklarua së është buxhetuar Qendra Rinore për vitin 2025.
Angazhimi i aktivistëve në këto dëgjime buxhetore është një hap i rëndësishëm për të siguruar mbështetje dhe financim për projekte që do të përmirësojnë mundësitë për rininë dhe komunitetin. Jemi të vendosur të vazhdojmë këtë përpjekje dhe të sigurojmë që zëri aktiv të dëgjohet dhe të merret në konsideratë në proceset e vendimmarrjes që ndërlidhen me buxhetin dhe zhvillimin e shoqërisë tonë.
———
Today, together with the activists from Activism Roots, we participated in the Budget Hearing of the Municipality of Gjakova. This step is a continuation of our efforts to establish a Youth Center in our city.
During the budget hearings, Mayor Mr. Ardian Gjini announced that the Youth Center has been budgeted for the year 2025.
The involvement of activists in these budget hearings is an important step in securing support and funding for projects that will enhance opportunities for youth and the community. We are determined to continue this effort and ensure that our active voice is heard and taken into account in decision-making processes related to the budget and the development of our society.