Organizat jonë merr pjesë në dëgjimet buxhetore të KK Gjakovë

Të enjten u mbajt dëgjimi buxhetor nga Komuna e Gjakovës të organizuar për shoqërinë civile. Në këtë takim u diskutua për buxhetin komunal por me theks të veçantë sfidat që i has rinia në ditët e sotme dhe për rritjen e buxhetit që duhet t’i ndahet rinisë çdo vit.
Ne si organizatë e promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në takimet publike të komunës e sidomos të dëgjimeve buxhetore. Ne vazhdimisht jemi pjesëmarrës në këto takime por poashtu përmes projekteve tona, ne synojmë rritjen e interesimit të qytetarëve për dëgjimet publike dhe ngritjen e zërit të të interesave të tyre përmes kësaj forme.