Pankarta u vendosën pranë shkollave të mesme të Gjakovës

Aktivistë e nxënës sot ndërmorrën aksion në shkollat e mesme duke vendosur disa pankarta të cilat shprehin indinjatën e nxënësve për rastin e fundit që ndodhi në Deçan, ku dy nxënës humbën jetën pas atij akti makabër!
E papranueshme është për ne si organizatë por edhe për aktivistët, pasiguria që nxënësit kanë gjatë dhe pas shkollës. Rastet e ndryshme të dhunës e tashmë edhe të vrasjes, nxënësve iu ka krijuar frikë. Aktivistë e nxënës nuk mund të qëndronin duarkryq pa vepruar për këtë rast. Deri më sot nuk ka asnjë përparim rreth hetimeve dhe duhet urgjentisht të veprohet.
Activism Roots ka përkrahur aktivitetin dhe ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin sa më shpejtë dhe të rris sigurinë tek shkollat e mesme!