Gjatë javës së kaluar organizata jonë e paraqiti edicionin e dytë të “Programit për Aktivizëm” në shkollat e mesme “Hysni Zajmi” dhe “Kadri Kusari”
Interesimi i nxënësve të këtyre dy shkollave për të aplikuar në këtë edicion ishte shumë i madh dhe pyetjet që vinin rreth aplikimit ishin të shumta.
Ky trajnim është në kuadër të projektit ‘Programi për aktivizëm’ që implementohet nga ACTIVISM ROOTS, të mbështetur nga EJA Kosovë program i KCSF-së dhe financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim.