Përfundoi trajnimi dy ditor “Youth advocacy” me pjesëmarrësit nga komuna e Gjakovës”.
Të rinjtë u informuan për avokimin në përgjithësi dhe u njoftuan me mekanizmat rinor që funksionojnë në Kosovë, bazë të ligjeve përkatëse dhe mënyrën e funksionimit të tyre, sipas rëndësisë që kanë. Pjesëmarrësit nuk kishin shumë njohuri se ku duhet të drejtohen për problemet e tyre dhe se kush i përfaqëson ata. Kjo solli një diskutim të mirëfilltë duke punuar në grupe për të avokuar për një çështje që i preokupon të rinjtë. Interesimi i pjesëmarrësve për të avokuar për çështje të ndryshme që e prekin rininë ishte shumë i madh pas informatave që i morrën nga ky trajnim.
Në ditën e dytë të rinjtë mësuan për lobimin po ashtu edhe për teknikën S.M.A.R.T dhe S.W.O.T dhe idetë e tyre i paraqitën mrekullueshëm duke i zbatuar këto teknika në praktikë.
Pjesëmarrësit ishin plot kurreshtje për të mësuar gjëra të reja. I falenderojmë për energjinë pozitive dhe kreativitetin që na dhuruan këto ditë.
Ky trajnim u mbajt në kuadër të projektit ‘Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në shkolla të mesme’ që mbështetet nga OSBE.