Si gjithmonë një e shtunë plot pozitivitet dhe interesim. E shtunja është bërë rutinë për të rinjtë aktivistë që të ndjekin programin për aktivizëm.
Temë e kësaj jave ishte krijimi i grupit ose ekipit. Pjesëmarrësit e programit për aktivizëm demonstruan në grupe punën e liderit dhe ekipës së tij, ku zgjodhën një objekt dhe përmes atij objekti treguan se si nuk mund të funksionoj lideri pa ekipën e tij dhe ekipa pa një lider.
Ushtrimi i rradhës ishte të shkruanim një letër motivimi si lider ekipës së tyre. Pjesëmarrësit na befasuan me shkrimet e tyre.
Bravo për energjinë dhe punën e palodhshme!