Peticioni për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes

Të dashur/a,

Me kënaqësi ju njoftojmë se së bashku me 15 organizata tjera, po e lansojmë peticionin për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes!

Ky peticion do të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës hartimin e një ligji i cili rregullon:

1. Shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes.
2. Integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale.
3. Mekanizma për ngritje të profesionalizmit dhe kujdesit të mediave ndaj rasteve të raportimit të vetëvrasjes.
4. Shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike.
5. Mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vetëlënduese.
6. Programe specifike për komunitete jo-shumicë.
7. Mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes.

I ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës që të nënshkruajnë këtë peticion dhe së bashku, të kërkojmë nga institucionet tona që të trajtojnë çështjen e vetëvrasjes me urgjencë dhe profesionalizëm.

Për më shumë, mund të na vizitoni tek zyret e Activism Roots në Rr. Mazllom Lakuci (ish-pazari) në Gjakovë, ku qëndron shtandi nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

 


Dear,

We are pleased to inform you that together with 15 other organizations, we are launching a petition for the Suicide Prevention Bill!

This petition will urge the Kosovo Assembly to draft a law that regulates:

1. Clinical services for suicide prevention.
2. Integration of suicide prevention into institutional objectives.
3. Mechanisms to enhance professionalism and media sensitivity regarding suicide reporting.
4. Non-clinical social services and support.
5. Mechanisms to reduce access to means of self-harm.
6. Specific programs for non-majority communities.
7. Mechanisms for collecting suicide data.

We invite all citizens of Kosovo to sign this petition and together, demand that our institutions address the issue of suicide with urgency and professionalism.

For more information, you can visit us at the Activism Roots offices on Mazllom Lakuci Street (former market) in Gjakova, where the stand is open from 09:00 to 15:00.

Best regards,