Punëtoritë e rradhës për ndryshimet klimatike dhe ekonominë qarkore, në bashkëpunim me Climate Awareness Association u zhvilluan në Gjakovë.
Jemi të përkushtuar që t’i fuqizojmë të rinjtë të cilët do të jenë faktorë për të bërë ndikime pozitive në mjedis.
Pjesëmarrësit fituan njohuri për t”i trajtuar sfidat e ndryshimeve klimatike dhe përvetësuar parimet e ekonomisë qarkore.
Së bashku po ndërmarrim hapa drejt një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Ky aktivitet përkrahet nga programi i KCSF-së ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.