Reagim publik

Nisur nga zhvillimet dhe debatit në asamblenë komunale me datën 07.02.2022, në pikën 8-të të rendit të ditës, u propozua themelimi i ‘Komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës publike’. Në këtë komision bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale, një nga anëtarët e komisionit duhet të jetë nga shoqëria civile, si anëtarë i paanshëm. Ne jemi të shqetësuar me mënyrën e përzgjedhjes së antëtarëve të komisionit e specifikisht të përfaqësuesit të shoqërisë civile në këtë komision.
Përzgjedhja e anëtarit të shoqërise civile pa u diskutuar me organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, nuk i kontribuon procesit e aq më pak transparencës nga asambleja komunale e Gjakovës. Shoqëria Civile është gjendur në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit komunal listën me së paku 3 kandidatë për anëtar të shoqërisë civile, të cilët përmbushin kriteret për një pozitë të tillë, sepse nuk jemi kontaktuar nga Komuna e Gjakovës dhe jemi anashkaluar nga Komuna e Gjakovës.
Prandaj duke pasur parasysh këto që u thanë më sipër, kërkojmë nga Komuna e Gjakovës dhe Kuvendi Komunal i Gjakovës të rikthej në votim këtë komision dhe të zhvilloj paraprakisht takimin me organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile në Gjakovë.
Organizatat që përkrahin këtë reagim:
Activism Roots
Femrat Aktive të Gjakovës
Medica Gjakova
Rrjeti Qeliza
SHEPF-Gjakovë
Shtëpia e Sigurt-Gjakovë