“Ripërdor dhe krijo” – ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika
OJQ “Activism Roots” ka filluar aktivitetet e “Javës së Rinisë” në qytetin e Gjakovës. Në bashkëpunim me OJQ ‘EC Ma Ndryshe’, kemi organizuar aktivitetin e parë gjatë kësaj jave.
Gjatë këtij aktiviteti në Parkun e Qytetit është intervenuar me ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika, ku të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të ndihmonin gjatë ndërtimit të tyre.
Kjo ide po ashtu mbështetet edhe nga shqetësimi i dal nga hulumtimi “Hapësirat Publike Gjelbëruese në Gjakovë” i realizuar nga EC gjatë vitit 2021 me qytetarë të Gjakovës, ku 55% e qytetarëve kanë potencuar se ulëset nëpër parqe dhe hapësira publike nuk janë të mjaftueshme.
Organizata jonë ka për qëllim aktivizmin qytetar në të gjitha fushat e nevojshmë në Kosovë. E rëndësishme është edhe aktivizimi i të rinjëve për ambient dhe promovim të reciklimit. Ky aktivitet synon që të promovohet reciklimi i mbetjeve të plastikës dhe mbrojtja e ambientit nga të gjithë.