Të shtunën së bashku me vullnetarët e organizatës dolëm para qendrës së qytetit për të realizuar aktivitetin “Çele telefonin mos e gjuj topin” në kuadër të ditës së të drejtave të njeriut.
Qytetarët shfrytëzuan edhe informuesit që përgatitëm përmes së cilëve jemi munduar të inkurajojmë dhe lehtësojmë raportimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut tek institucionet kompetente.
*Ngjarja u organizua së bashku me Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) në kuadër të Javës së të Drejtave të Njeriut dhe mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit – INL, USAID & Zyra e OHCHR në Kosovë.