21 Shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Këtë ditë organizata jonë vendosi t’a festojë me vendosjen e një siluete me simbolin e paqes në Parkun e Qytetit, tek përmendorja Nënë Tereza.
Së bashku me vullnetarët shpërndamë kartolina qytetarëve të Gjakovës me mesazhe të ndryshme rreth paqes prej figurave historike, përfshirë gruan e simbolin e paqes, Nënë Tereza.
Duke marrë parasysh rrethanat në të cilat bota gjendet sot, qytetarët bënë thirrje se paqja nevojitet te dominoj kudo në botë.
Ky aktivitet u financua nga OSBE.