Activism Roots që nga muaji Shtator i vitit 2021, ka monitoruar projektin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit ‘Revitalizimi i Eshnorës Përkujtimore’. Sot u takuam me drejtoreshën Znj. Adea Roka për të diskutuar rreth procesit të projektit i cili ka filluar vitin e kaluar dhe planifikohet që të përfundoj në fund të këtij viti. Organizata jonë shpreshi shqetësimet për stagnimin e procesit se si ka shkuar revitalizimi i objektit dhe i paraqitëm rekomandimet tona se çfarë duhet ndryshuar e shtuar në revitalizimin e objektit. Këto rekomandime kanë dalur nga takimet me qytetarët në kuadër të projektit, të cilët ishin shumë konstruktiv gjatë gjithë kohës ku nxjerrëm rekomandimet më të mira për revitalizimin e Eshnorës.
Falenderojmë drejtoreshën që na priti në takim dhe që kishim një bisedë produktive duke shpresuar për zbatimin e rekomandimeve tona dhe gjithashtu shpejtimin e punimeve në objekt që të përfundohen në afatin e caktuar në kontratë.